Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria Kurti, ka shpenzuar 32 milionë euro, për udhëtime jashtë vendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria Kurti, ka shpenzuar 32 milionë euro, për udhëtime jashtë vendit

Kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në një tubim, duke theksuar se pushteti ka ndikuar negativisht tek ai. “Ky duhet të shkojë atje me një listë të punëve të kryera. Pa atë listë, zëri nuk është i qartë, as vetë ai nuk është i qartë. Mirë është me dalë prej pushtetit sepse duket se pushteti e ka rrokatë. Po duket qesharak, i shkuar dëm,” tha Haradinaj. Ai vazhdoi duke kritikuar mungesën e vetëbesimit të Kurtit dhe veprimet e tij si kryeministër. Politikan  më të zbrazët sot me argumente sesa Kurti nuk gjen. Çdo gjë që ka thënë, e ka mohuar me sjelljen e tij,”  Në kritikat e tij, Haradinaj përmendi udhëtimet e shpeshta të qeverisë Kurti jashtë vendit, duke deklaruar se ato kanë kushtuar 32 milionë euro taksapaguesve, ndërkohë që nuk kanë sjellë asnjë njohje të re  për Kosovën. Ai gjithashtu akuzoi Kurtin për përdorimin e 40 automjeteve zyrtare në tubimet e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …