Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj kritikoi Qeverinë-Kurti, e cila ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor dhe ka përfunduar nën sanksione ndërkombëtare

Nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Enver Hoxhaj kritikoi qeverinë-Kurti, e cila ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor dhe ka  përfunduar nën sanksione ndërkombëtare. Ai ka theksuar se kjo qeveri ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor të vendit, duke krijuar një hendek mes Kosovës dhe partnerëve të saj tradicionalë perëndimorë.  Enver Hoxhaj shtoi se për herë të parë në 25-35 vitet e fundit, një parti politike dhe individë të caktuar kanë sjellë një orientim të tillë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në politikën e jashtme të Kosovës. Kritikat e Hoxhajt ndaj qeverisë u shoqëruan me një apel për qytetarët e Kosovës, për të kuptuar pasojat e politikave të tanishme dhe për të reflektuar mbi bilancin e këtyre tre viteve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …