https://www.radiokosovaelire.com/ali-ahmeti-premton-terheqje-nga-politika-ne-rast-te-humbjes-ne-zgjedhje/

‘Koalicioni Lista për Familje’ sot ka mbajtur fushatën zgjedhore, në Pejë

Kandidati për deputet nga Koalicioni  për Familje, Eman Rrahmani,  ka folur sot  para qytetarëve të Pejës, ku edhe  ka prezantuar platformën e kësaj  partie. Ai ka  shkruar  se Peja ka burra e gra që dinë ta mbrojnë familjen, pragun e shtëpisë,  të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kënaqësi e madhe është  të dëgjoj e të ju drejtohem për një fjalë rasti, shumë qytetarëve të Pejës, për të treguar platformën tonë të qartë politike dhe që ne mbetemi të vetmit në Kosovë që filluam, qëndruam dhe do të përpiqemi që t’i ndalojmë me çdo kusht, ligjet dhe lobimet e mëdha për ta tjetërsuar rininë tonë, familjen tonë”, shkruan Eman Rrahmani, në një postim të tij. Në zgjedhjet parlamentare që do  të mbahen më 9 shkurt, në vendin tonë, Lista për Familje ka numrin 129.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …