Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Kryetari, Donald Trump, sot do të betohet si udhëheqësi i 47-të i Amerikës për një mandat katër vjeçar, në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari amerikan, Donald Trump sot do të betohet si udhëheqësi i 47-të i Amerikës, për një mandat katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.  Sot në Uashington siguria është rritur për ceremoninë e inaugurimit të presidentit, Donald Trump. Ai  ka thënë përpara përkrahësve të tij, në Uashington, se një ditë përpara se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë se do të vendosë kufizime të rrepta për imigracionin në ditën e tij të parë në detyrë, duke premtuar se do të përmbushë me shpejtësi premtimin kryesor të fushatës së tij. Trump  përsëriti zotimin e tij të fushatës për të ndërmarrë përpjekjen më të madhe të dëbimit në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai ka thënë se do të falë shumë nga mbi 1500 personat e dënuar ose të akuzuar në lidhje me sulmin. Tubimi i së dielës i kryetarit Trump, së bashku me fjalimin e sotëm inaugurues, mund të përcaktojë orientimin e mandatit të tij të dytë, në Shtëpinë e Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …