leoni

Volodymyr

Volodimir Zelenski: Që negociatat me Rusinë për ti dhenë fund luftës, duhet të jetë e përfshirë edhe Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka deklaruar se në negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, duhet të jetë e përfshirë edhe Ukraina. Ai ju ka deklaruar gazetarëve se shpreson që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të përfshira në bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. “Mendoj se presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund t’i jepte fund luftës, por ai mund ta bënte këtë vetëm nëse në bisedime përfshihet Ukraina. Përndryshe nuk do të funksionojë. Sepse Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës, ndërsa Ukraina dëshiron t’i japë fund” ka theksuar presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. Ai ka shtuar më tutje se “do të dëshiroja shumë që Evropa të merrte pjesë, në to sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian”.

Kontrolloni gjithashtu

Policia dështon ta sjellë në gjykatë deputeten Fitore Pacolli, shqyrtohet mundësia e urdhërarrestit

Seanca gjyqësore ndaj deputetes Fitore Pacolli-Dalipi ka dështuar për herë të dytë, pasi policia nuk …