PDK

Dega e PDK-së në Gjakovë në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Dushkajës dje ka pezulluar aktivitetet elektorale

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Dushkajës ka pezulluar të gjitha aktivitetet elektorale për sot. Këtë lajm e dhënë kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, i cili tha se në këto momente zie, bashkëndjejnë me familjet e viktimave, që po përballen me një dhimbje të madhe. “Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot. Në këto çaste të rënda, le të jemi të bashkuar në mbështetje të familjeve të prekura. Ngushëllime të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Hajdar Beqa.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …