Sokol Mehmetaj është shprehur i shqetësuar lidhur me mënyrën e organizimit të transportit të votave nga Cyrihu i Zvicrës, për në Kosovë

Sokol Mehmetaj është shprehur i shqetësuar lidhur me mënyrën e organizimit të transportit të votave nga Cyrihu i Zvicrës, për në Kosovë

Sekretari organizativ i AAK-së për diasporë, Sokol Mehmetaj është shprehur i shqetësuar lidhur me organizimin e transportit të votave nga Cyrihu i Zvicrës. Mehmetaj shkroi se votat po transporoheshin në mënyrë të rrezikshme për një periudhë prej të paktën tre ditësh.  “Si mund të sigurohemi që këto vota, të ruajtura në një automjet në tranzit, të mos manipulohen ose ndryshohen gjatë këtij udhëtimi të gjatë? Rreziku i mashtrimit është i lartë dhe kjo vë seriozisht në pikëpyetje besimin e publikut në procesin zgjedhor”, shkroi ai ndër tjerash. Ai thotë se është e pakuptueshme që KQZ “zgjodhi një transport rrugor kaq të rrezikshëm, kur zgjidhjet më të sigurta dhe më të shpejta, si dërgimi me rrugë ajrore, ishin kryesisht të realizueshme”. Transporti ajror jo vetëm që do të kishte siguruar shpërndarje më të shpejtë, por edhe siguri më të mirë të votave, duke ulur ndjeshëm mundësitë e manipulimit”, shkroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …