Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është paraqitur në Gjykatë me aktakuzën për 37 milionë euro dëm, që i ka bërë buxhetit të Shtetit

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi,  është paraqitur në Gjykatë lidhur me aktakuzën që i është ngritur në fund të vitit të kaluar. Ai i bashkë me dy të pandehur  të tjerë akuzohen nga Prokuroria Speciale se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej 37 milionë euro. Aktakuza ndaj Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës, është ngritur më 31 dhjetor 2024, për veprat penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar”. Sipas aktakuzës ai në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i një kompanie avokatie , akuzohen se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro. Pika e parë e dispozitivit të aktakuzës ngarkon Krasniqin se në periudhën kohore prej 17 janarit 2022 deri më 27 janar 2023, duke keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër- në këtë rast operatorit ekonomik “Litwin’’, t’ua shkelin të drejtat e personave tjerë, si dhe t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …