AAK-ja me partnerët në koalicion, sot ka mbajtur tubimin përmbyllës madhështor të fushatës elektorale, në qytetin e Pejës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët në koalicion,  kanë mbajur  tubimin përmbyllës të fushatës, në qendër të qytetit  Pejës. Nga informatat në terren dhe nga publikimet e shumta në rrjetet sociale, është vërejtur një mobilizim i jashtëzakonshëm i Aleancës, në veçanti mbështetësve nga diaspora që kanë ardhur masovikisht për votime.  Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar për tubimin e madh të kësaj partie me partnerët e saj në qytetin e Pejës Ai ka thënë se Kosova i tha Po – 137.

Po 137, foli populli fitues i Kosovës, njëzëri nga Peja e Haxhi Zekës.

Po 137, se dojmë Autostradën e Dukagjinit, siguri energjetike, energji të prodhuar në vend, me çmim të lirë.

Po 137, për paga mesatare mbi 1000 dhe pensione 500 euro.

Po 137, që çdo i ri që nis biznes të marrë grant pa kthim, që çdo student të ketë bursë, që çdo bujk të përfitojë nga trefishimi i subvencioneve.

Po 137, për mbështetje financiare të punëkërkuesve deri në punësim.

Po 137, për sundimin e ligjit.

Po 137, se jemi mirënjohës për të rënët për liri, për Amerikën e të gjithë aleatët që na ndihmuan në kohëra të vështira.

Po 137, për anëtarësimin direkt në NATO, për siguri të përhershme.

Po 137, për aleancën e pathyeshme me Amerikën.

Po 137, nesër, më 9 shkurt, në kutitë e votimit, në ditën vendimtare.

Po 137, për Kosovën Fituese”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …