Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon në 14 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është ende në vijim në 14 Qendra Komunale të Numërimit. Ky proces përfshin edhe saktësimin e numërimit të votave të partive politike. Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, numërimi po zhvillohet në komunat: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Dardanë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit. Ky proces është pjesë e fazës përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa KQZ pritet të shpallë rezultatet përfundimtare pas përfundimit të këtij numërimi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …