Idajet Beqiri; Po manipulohet opinioni publik me dosjen Veliaj, pasi prapa arrestimi të paligjshëm, qëndron Sali Berisha

Avokati,  Idajet Beqiri thotë se po manipulohet opinioni publik me dosjen Veliaj dhe se prapa këtij arrestimi të paligjshëm, qëndron Sali Berisha. Nuk justifikoj asnjë lloj korrupsioni, por e vërteta është e vërtetë. Një avokate me emër sic është Ajola, një vajzë, mbesa e Jakov Xoxës. Në shtëpinë ku shkruante Xoxa, kur shkonim atje ishte një ndër më të pasurit në atë kohë, në regjim, jo vetëm nga veprat që bënte por edhe nga pronat e trashëguara, i tillë edhe babai i saj. Idajet Beqiri thekson se Dado duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga çështja e Veliajt, ndërsa po ashtu shton se ai  nuk plotëson kriteret për të qenë prokuror. E njohim strukturën e SPAK,  janë 22 prokurorë, nja 17 prej tyre, janë figura të mrekullueshme, se për një kam dyshime. Por është një organizatë e vogël kriminale atje, me 4 prokurorë, manipulohen, përpunohen, sajojnë vetë. Vetë shkruajnë letrën anonime dhe vetë e bëjnë hetimin dhe e katandisin atë proces, që përflitet.  Minimumi, njerëzit kur ta marrin vesh do thonë kështu i paskemi ne prokurorët, punojnë si të bëjnë pasuri.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …