Raporti i organizatës ndërkombëtare Freedom House, ka renditur Kosovën të para-fundit për demokraci në rajon

Kosova renditet e parafundit në rajon sa i përket nivelit të demokracisë, sipas raportit të fundit të organizatës ndërkombëtare Freedom House. Në këtë raport, Kosova është cilësuar si “Regjim Hibrid ose Tranzicional”, duke marrë një vlerësim prej 38% në përqindjen e demokracisë dhe një vlerë totale të demokracisë prej 3.29. Më keq se Kosova është vetëm Bosnje-Hercegovina, e cila ka marrë vlerësimin 36%. Ndërkohë, shtetet tjera të rajonit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë vlerësuar dukshëm më mirë se Kosova. Përkundër këtyre rezultateve, Qeveria e Kosovës shpesh e ka marrë raportin e Freedom House si referencë për sukseset e saj. Kryeministri Albin Kurti e ka përmendur disa herë këtë raport si dëshmi të përparimit demokratik në vend, ndërsa zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, ka pohuar se Kosova është “e vetmja demokraci në rajon”.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …