Von der Leyen: BE-ja e gatshme të mobilizojë 800 miliardë euro për Forcimin e Mbrojtjes

Von der Leyen: BE-ja e gatshme të mobilizojë 800 miliardë euro për Forcimin e Mbrojtjes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian po përgatit plane për forcimin e industrisë së mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake, me një potencial mobilizimi prej 800 miliardë eurosh. Gjatë një konference për media, Von der Leyen theksoi se Evropa është “gati të rritet” në aspektin e mbrojtjes dhe do të propozojë më shumë hapësirë fiskale për vendet anëtare në investimet e mbrojtjes. Ajo paralajmëroi edhe një paketë kredie prej 150 miliardë eurosh për këto investime. Në këtë kuadër, BE-ja synon të mobilizojë edhe kapitalin privat për të forcuar kapacitetet ushtarake. Ne kemi nevojë për një rritje masive në mbrojtje, pa asnjë dyshim. Duam paqe të qëndrueshme, por kjo mund të ndërtohet vetëm mbi forcën, dhe forca fillon me forcimin e vetvetes” deklaroi Von der Leyen, raporton BBC. Ajo shtoi se ky plan synon të krijojë një Evropë “të sigurt”, duke theksuar se “jemi në një epokë riarmatimi”.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …