leoni

Ngërçi politik në Kosovë, paqartësi për formimin e Qeverisë së Re

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, formimi i qeverisë së re të Kosovës mbetet i pasigurt. Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar 48 mandate, këmbëngul se do ta formojë ajo qeverinë, megjithëse nuk ka votat e mjaftueshme për ta bërë këtë e vetme. Partitë opozitare – PDK-ja me 24 mandate, LDK-ja me 20 dhe koalicioni AAK-Nisma me 8 – kanë deklaruar hapur se nuk shohin mundësi bashkëpunimi me Vetëvendosjen. Megjithatë, opozita ende nuk ka një marrëveshje të qartë për të formuar një koalicion qeverisës. Në mungesë të një afati ligjor për certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, mbetet e paqartë se kur do të nisë procesi formal për krijimin e qeverisë së re.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kushtetuta nuk kërkon votë të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se Kushtetuta nuk e përcakton …