Revista kroate demanton Vuçiqin: Marrëveshja trepalëshe ushtarake u koordinua me ShBA-në dhe NATO-n

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak në Tiranë, duke theksuar se qëllimi i saj është forcimi i sigurisë dhe bashkëpunimit mes këtyre shteteve, dhe jo drejtuar asnjë shteti të caktuar. Megjithatë, Serbia reagoi ashpër, duke pretenduar se marrëveshja ka shkelur një marrëveshje të vitit 1996 dhe është bërë pa dijeninë e ShBA-së dhe NATO-s. Në përgjigje, ministrat e mbrojtjes nga shtetet nënshkruese të marrëveshjes theksuan se ajo ishte koordinuar me udhëheqësit e ShBA-së dhe NATO-s, duke hedhur poshtë pretendimet e Beogradit.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …