Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale mund të dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe Integrimin Evropian

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka theksuar se kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale mund të ketë pasoja të rënda për Kosovën, sidomos për marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian. Tromp theksoi se, megjithëse ka pasur spekulime për mundësinë që Presidenti amerikan Donald Trump të kërkojë shfuqizimin e Gjykatës, SHBA-ja nuk ka fuqi të drejtpërdrejtë për të realizuar një veprim të tillë. Ajo theksoi se shfuqizimi i Gjykatës mund të përkeqësojë marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, të dëmtojë integrimin e saj evropian dhe të krijojë tensione të reja në bisedimet me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …