Albin Kurti fton Lumir Abdixhikun për takim të diskutohet për formimin e institucioneve të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e ftuar atë për një takim për të diskutuar proceset e formimit të institucioneve të Kosovës, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë. Takimi është propozuar për datën 9 prill në orën 15:00, ose 10 prill, me mundësi të tjera oraresh. Në letrën e dërguar, Kurti thekson rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë, duke kërkuar një konsultim paraprak me Abdixhikun. Megjithatë, nuk është e qartë nëse kjo është një ftesë për formimin e një koalicioni, pasi Kurti ka sugjeruar se ende nuk ka siguruar numrat e nevojshëm dhe ka akuzuar Serbinë dhe Milan Radoiçiqin për shantazhimin e deputetëve të komuniteteve pakicë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …