Mbretëria e Bashkuar riafirmon mbështetjen për Kosovën në rrugëtimin euro-atlantik

Mbretëria e Bashkuar ka riafirmuar mbështetjen e saj të qëndrueshme për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik. Ky qëndrim u theksua gjatë një fjalimi nga përfaqësuesi britanik, Fergus Eckersley, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku ai theksoi se zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin paqësore dhe konkurruese. Eckersley përshëndeti njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia dhe inkurajoi shtetet që ende nuk e kanë njohur këtë akt, ta bëjnë sa më shpejt. Ai gjithashtu kërkoi që Serbia të përmbushë përgjegjësitë e saj dhe të sjellë para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe atij në Banjskë, si dhe të bashkëpunojë me Kosovën për identifikimin e kryesve të sulmit në kanalin “Ibër-Lepenc”. ssPërfaqësuesi i ShBA-së, në KS, John Kelley, kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të punojnë për zbutjen e tensioneve dhe të përmbahen nga retorika eskaluese, duke e cilësuar njohjen reciproke si qëllimin përfundimtar të dialogut mes dy shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …