Limaj dhe Kurti në një marrëveshje për krijimin e institucioneve – Limaj kandidat për Kryetar Kuvendi

Pas disa takimeve ndërmjet Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit, burime të sigurta konfirmojnë se është arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja. Limaj pritet të jetë kandidati i propozuar nga Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Kjo marrëveshje erdhi pas negociatave intensive pas zgjedhjeve. Nisma, në koalicion me AAK-në, ka 3 deputetë, ndërsa Vetëvendosje ka 48, që së bashku bëjnë 51. Për krijimin e qeverisë nevojiten së paku 61 vota. Shtatë deputetë nga komunitetet joserbe kanë shprehur mbështetje për qeverinë. Veton Berisha dhe Duda Balje janë gjithashtu në negociata me Vetëvendosjen. Kjo rrit shanset për krijimin e një shumice të qëndrueshme. Zhvillimet e fundit pritet të përcaktojnë strukturimin e institucioneve të reja në vend.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …