OSBE mirëpret vendimin e Kushtetueses për shfuqizimin e Ligjit të KPM-së

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përshëndetur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë institucionale në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.
Sipas OSBE-së, gjetjet e Gjykatës nënvizojnë nevojën për përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venedikut.
Organizata e konsideron vendimin si një mundësi për një shqyrtim të ri gjithëpërfshirës të kuadrit ligjor që rregullon KPM-në.
“Përfshirja e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë është thelbësore për të garantuar integritetin e legjislacionit të ri,” thuhet në deklaratë.
OSBE-ja rithekson përkushtimin për të mbështetur Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Republikanët në SHBA e nominojnë kryetarin aktual, Donald Trump për një mandat të dytë

SHBA përgatitet për ligjin që ndalon rishikimin e kufijve në Ballkan

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” miratohet nga Kongresi, Senati dhe nënshkruhet …