BDI mohon ofertën për rikthimin e Mexhitit: Gënjeshtër e ulët dhe arrogancë personale

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Izet Mexhitit, i cili tha se kishte marrë një ofertë për t’u rikthyer në parti. Përmes një komunikate, BDI e quajti këtë pretendim “gënjeshtër të ulët”, duke theksuar se Mexhiti nuk ka lënë partinë për shkak të parimeve, por për interesa personale. Sipas BDI-së, ai nuk ka kaluar procesin e vetingut për shkak të lidhjeve me korrupsionin dhe devijimeve ideologjike, duke i shkaktuar kështu dëm strukturës dhe besimit të anëtarësisë së partisë. Po ashtu, BDI kundërshton deklaratën e Mexhitit se ai do të merrte drejtimin e partisë pas largimit të Ali Ahmetit, duke e quajtur këtë një tjetër shpifje të pavërtetë dhe dëshmi të arrogancës së tij. BDI i referohet Mexhitit si një “shërbëtor të një projekti antishqiptar”, duke e akuzuar se po mbështet një qeveri që mohon barazinë dhe përjashton shqiptarët nga proceset vendimmarrëse. Komunikata mbyllet me apel për opinionin, duke kërkuar që të mos bjerë pre e këtyre “manipulimeve politike”, dhe theksohet se partia nuk është “plaçkë për pazare”.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …