Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se ka ushtruar presion politik lidhur me projektet zhvillimore për kryeqytetin. Sipas Ramës, gjatë një udhëtimi zyrtar në Greqi, Kurti i kishte thënë se nëse “vjen me neve”, nuk do të ketë probleme për projektet, por në të kundërtën, ato do të bllokohen. Rama pohon se kjo është thënë drejtpërdrejt nga Kurti në një kontekst ku duhej diskutuar projekti për Lojërat Mesdhetare. Albin Kurti më ka thënë: ‘Eja me neve, edhe nuk ka problem për projekte. S’je me neve, atëherë kemi me t’i blloku krejt projektet’. Ma ka thënë personalisht. I thashë: ‘Po kush janë neve?’ Sepse për mua neve është populli, deklaroi Rama. Ai kritikoi mënyrën se si Kurti i lidh bashkëpunimet institucionale me përkatësinë politike, duke shtuar se për kryeministrin në detyrë “nuk ekziston Kosovë apo Shqipëri pa Vetëvendosjen”. Albin Kurti nuk sheh Kosovë, Shqipëri apo shqiptari përtej Vetëvendosjes,” përfundoi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …