Kadri Kryeziu: Nëse nuk vepron presidentja Osmani, mund të ndërhyjë administrata amerikane

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka paralajmëruar se bllokimi i gjatë i formimit të institucioneve të Kosovës mund të sjellë ndërhyrje ndërkombëtare. Ai tha se presidentja Vjosa Osmani ka përgjegjësi kushtetuese për të ndihmuar në zhbllokimin e situatës dhe formimin e institucioneve të reja. “Presidentja ka kompetenca neutrale, por ka edhe detyrime për të garantuar unitetin institucional. Nëse ajo nuk vepron, mund të ndërhyjnë forcat jashtme, në këtë rast administrata amerikane”, theksoi Kryeziu. Ai shtoi se përballë bllokadës së tanishme, roli aktiv i presidentes është i domosdoshëm për të shmangur përshkallëzimin e krizës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …