Memli Krasniqi: Thellimi i bashkëpunimit ndër shqiptar dhe mbështetja për integrimin euroatlantik

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti sot në një takim vëllazëror dhe miqësor liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, një nga figurat kyçe të politikës shqiptare në rajon. Gjatë diskutimit u trajtuan sfidat aktuale dhe përpjekjet e përbashkëta për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Krasniqi theksoi përkushtimin e PDK-së për forcimin e lidhjeve ndërshqiptare dhe përkrahjen e proceseve të rëndësishme politike dhe institucionale të shqiptarëve kudo që jetojnë. Ai vuri në dukje se ky angazhim është i domosdoshëm jo vetëm për interesin kombëtar, por edhe për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të të gjithë rajonit të Ballkanit.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …