Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka deklaruar se, ndonëse situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar, nuk ka ndonjë kërcënim të menjëhershëm për sigurinë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Barduani theksoi se KFOR-i është i mirë pajisur dhe i pozicionuar për të reaguar ndaj çdo përpjekjeje për de stabilizim, duke e cilësuar gjendjen aktuale si pjesë të proceseve normale demokratike. Ai rikujtoi reagimin e shpejtë të NATO-s pas incidenteve të mëdha në veri të Kosovës dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Forcat e Armatosura të Serbisë për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Barduani paralajmëroi se situata mbetet e ndjeshme për shkak të mungesës së progresit në dialogun Kosovë–Serbi, dhe nënvizoi se zgjidhjet afatgjata nuk mund të arrihen vetëm me mjete ushtarake, por përmes vullnetit politik dhe diplomacisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
