Ganimete Musliu

Ganimete Musliu kritikon LDK-në: Frika për të marrë vendime e ka lënë Kosovën prapa

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj propozimit të LDK-së për qeveri tranzicionale, duke e akuzuar këtë parti për mungesë guximi dhe vendimmarrjeje. Para mediave, Musliu tha se LDK-ja, nga frika për të marrë qëndrime të qarta, e ka lënë Kosovën pas në zhvillimet politike. Sipas saj, LDK nuk po guxon të bashkëpunojë as me Vetëvendosjen e Albin Kurtit dhe as me Partinë Demokratike të Kosovës. “Qëndrimi im personal është se LDK-ja gjithmonë ka vepruar me frikë dhe pa vendosmëri. Nuk është as me njërën, as me tjetrën palë. Kosova ka nevojë për liderë që tregojnë pjekuri dhe mbajnë pozicione të qarta,” deklaroi Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se i është refuzuar kërkesa për të vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se i …