Behxhet Pacolli

Behgjet Pacolli: Popull, a po e shihni kë keni votuar?

Kryetari i “Aleancës Kosova e Re” Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj dështimit të seancës së radhës të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë për deputetët se nuk e kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit. “Pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi, por me pagese!!!. Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin. Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?” ka shkruar lideri i “Aleancës Kosova e Re” Behgjet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …