AAK

AAK-ja ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend. Ky subjekt politik ka njoftuar se nesër në ora 11:00 do ta dorëzojnë në Kushtetuese refuzimin e formimit të komisionit tëfshehtë dhe vendimet tjera në vazhdimet e seancës konstituive. “Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025” thuhet në njoftimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …