Opozita

Opozita e vlerëson shumë të rëndësishme vizitën e Joe Bidenit në Kosovë edhe pse ai nuk takohet me asnjërin prej tyre

Opozita në vendin tonë e vlerëson shumë të rëndësishme vizitën e zëvendës-presidentit amerikan, Joe Biden, edhe pse ai nuk do të takohet me asnjërin  nga përfaqësuesit e saj. Megjithatë opozitarët duke pretenduar ta zbusin qëndrimin e diplomatit të lartë amerikan, thonë se vizita e Bajdenit  është e shkurtër dhe sipas tyre, është normale që të kufizohet vetëm te drejtuesit e institucioneve. Partisë më e madhe opozitare në vend, Lëvizjes “Vetëvendosje”, nuk i mbetet hatri pse Biden, nuk do t’i takojë gjatë vizitës së tij në Kosovë. Vetë fakti se Bajden nuk do të takohet me opozitën por vetëm me krerët e koalicionit qeveritar flet për mbështetjen që ai i jep Qeverisë, jo vetëm për demarkacionin por edhe për realizimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …