Marta Kos: Serbia nuk ka përmbushur asnjë nga reformat e premtuara që nga dhjetori

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur zhgënjim të thellë ndaj Serbisë, duke deklaruar se qeveria në Beograd nuk ka përmbushur asnjë nga reformat e premtuara që nga dhjetori i vitit të kaluar. Në një debat mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mbajtur në Parlamentin Evropian, Kos tha se pavarësisht zotimeve të përsëritura nga udhëheqësit serbë – përfshirë kryeministrin e ri, kryetaren e Asamblesë Kombëtare dhe presidentin Aleksandar Vuçiq – nuk është bërë asnjë përparim konkret. “Nuk jam e kënaqur me atë që shoh në Serbi. Kryeministri i ri dhe kryetarja e Asamblesë Kombëtare më premtuan se reformat do të zbatoheshin shpejt, por Presidenti Vuçiq i premtoi të njëjtën gjë edhe Presidentit të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian në fund të marsit – dhe megjithatë nuk ndodhi asgjë”, deklaroi Kos, sipas “European Western Balkan”. Gjatë vizitës së saj në Beograd, Kos ka theksuar se e ka bërë të qartë se situata nuk ka ndryshuar që nga dhjetori. Komisionerja e përfundoi fjalën e saj me një mesazh të qartë: “Do të shohim se si do të ecim përpara,” duke lënë të hapur mundësinë e rishikimit të mbështetjes ndaj Serbisë në mungesë të përmbushjes së reformave.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …