Daut Haradinaj sfidon Kurtin: Prano që s’e ke shumicën dhe kërko ndihmë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për dështimet e përsëritura në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Haradinaj e ftoi Kurtin që të pranojë mungesën e shumicës parlamentare dhe të kërkojë bashkëpunim me forca të tjera politike për të zhbllokuar situatën. “Ai duhet të kuptojë se shumica kërkohet jo vetëm për qeveri, por edhe për funksionalizimin e institucioneve parlamentare. Më mirë është të pranojë se nuk e ka shumicën dhe të kërkojë ndihmë nga subjektet politike apo partnerët e mundshëm,” u shpreh Haradinaj. Duke iu referuar përpjekjeve të dështuara për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit – tashmë për herë të 15-të – Haradinaj tha se bllokada nuk vjen nga ndonjë deputete, por nga vetë kreu i VV-së. “Nëse këtij i duket më e rëndësishme Albulena Haxhiu sesa Kosova, Parlamenti dhe Qeveria, le të vazhdojë,” shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …