Presidentja Vjosa Osmani takon Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ku diskutuan për situatën aktuale politike në vend dhe zhvillimet më të fundit. Gjatë takimit, presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e një takimi konsultativ me liderët e partive politike, të cilin e ka planifikuar për të enjten e ardhshme. Në bisedë, u diskutua gjithashtu për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa. Kjo vizitë u vlerësua si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Evropian për perspektivën e Kosovës në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …