Ngërçi politik në vend vazhdon: Për të 17-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit

Për të 17-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, duke thelluar më tej ngërçin institucional që ka mbërthyer vendin pas zgjedhjeve. Seanca e sotme e thirrur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përfundoi pa rezultat, dhe është shtyrë për të hënën, më 19 maj, në ora 10:30. Partia Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë që Albulena Haxhiu të votohet për kryetare të Kuvendit përmes një procesi të fshehtë votimi. Kjo kërkesë kundërshtohet fuqishëm nga PDK, LDK dhe AAK, të cilat e konsiderojnë votimin e fshehtë si shkelje të rregullores parlamentare, duke theksuar se mënyra e votimit nuk mund të ndryshohet pas zhvillimit të një raundi të hapur. Për më tepër, partitë opozitare kanë kërkuar që për këtë pozitë të rëndësishme të zgjidhet një figurë unifikuese, duke deklaruar se Haxhiu nuk e përmbush këtë kriter. Në një hap institucional, AAK ka dorëzuar tashmë në Gjykatën Kushtetuese një ankesë për të shqyrtuar ligjshmërinë e kërkesës për votim të fshehtë. Iniciativën e kanë mbështetur edhe deputetët e PDK-së dhe LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Kërkesa e VV-së tregon mungesë interesi për konstituimin e Kuvendit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për kërkesën që seanca për konstituimin …