Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza, thekson nevojën urgjente për krijimin e institucioneve të reja në nivel qendror

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në qendër të diskutimeve ishte nevoja urgjente për krijimin e institucioneve të reja në nivel qendror, pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Hamza vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe, duke e cilësuar këtë shtet si partnere strategjike të Kosovës në rrugëtimin e saj demokratik dhe institucional. Takimi u zhvillua në një periudhë të tensionuar për Kosovën, ku kriza institucionale dhe vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re po nxisin shqetësime në rritje për pasojat politike dhe ekonomike që mund të pasojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …