Vazhdon bllokada – dështon për herë të 22-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Më 27 maj 2025, në orën 11:30, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, duke shënuar përpjekjen e 22-të të pasuksesshme. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit. Në votimin e fshehtë morën pjesë vetëm 55 deputetë – 54 pro dhe një kundër – çka nuk mjafton për zgjedhjen e kryetares. Pas këtij dështimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi se seanca do të vazhdojë të enjten, më 29 maj, në orën 10:00. Kriza institucionale po thellohet, ndërsa mungesa e konsensusit politik po e bllokon funksionimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe të institucioneve tjera.

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Korrupsioni moral e politik lejon formimin e qeverisë, thirrje për votim të hapur në Kosovë

Analisti Hisen Berisha paralajmëron se formimi i qeverisë nga Kryeministri Albin Kurti nuk ka ardhur …