Ejup Maqedonci: Serbia ka vendosur 70% të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar për një situatë të rrezikshme sigurie, duke deklaruar se Serbia ka vendosur rreth 70% të kapaciteteve të saj ushtarake në jug të vendit, afër kufirit me Kosovën. Ai tha se përveç kësaj, janë aktive edhe 48 baza të përparme serbe, të cilat Kosova i sheh si  kërcënim të drejtpërdrejtë. Kjo prezencë e madhe ushtarake përbën një kërcënim të qartë për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, veçanërisht duke pasur parasysh mbështetjen që Serbia, sipas tij, i jep grupeve kriminale si ai i Radoiçiq. “Ka një qasje të qartë agresive nga Serbia ndaj Kosovës,” tha Maqedonci, duke shtuar se veprimet e tilla mund të destabilizojnë rajonin në çdo moment.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër vendoset e ardhmja e Kosovës, dilni dhe votoni

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që …