Ramush Haradinaj: Mafia energjetike nuk fshihet më – një gjendje emergjente kombëtare

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook, duke ngritur akuza serioze ndaj asaj që e quan “mafia energjetike” në vend. Sipas Haradinajt, korrupsioni dhe lidhjet e dyshimta brenda sektorit të energjisë po dalin gjithnjë e më hapur, duke e përshkruar situatën si një “gjendje emergjente kombëtare”. Ai ka përmendur konkretisht kompaninë e vëllait të Luan Dalipit, që, sipas tij, tashmë ka aplikuar për licencim në tregtinë me energji elektrike në Kosovë. “Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se qytetarët duhet të reflektojnë seriozisht: “Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq?” Deklarata vjen në një kohë të tensionuar për sektorin energjetik, që po përballet me akuza për mungesë transparence dhe favorizim të interesave të caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Bllokadë institucionale në Kuvendin e Kosovës – për herë të 25-të dështon konstituimi i legjislaturës së re

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të 25-tën herë me radhë të konstituohet, duke thelluar …