Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, viziton Mitrovicën – takim me institucione dhe shoqëri civile

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefja e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh, realizoi një vizitë në Mitrovicë, ku u takua me përfaqësues të institucioneve lokale dhe shoqërisë civile. Vizita përfshiu ndalesa në administratën e Spitalit të Mitrovicës së Veriut, Kryqin e Kuq, drejtues të shkollave he organizata të grave dhe të rinjve. Në fokus të takimeve ishin zhvillimet e fundit politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon. Pjesëmarrësit shprehën shqetësimet për ndikimin e situatës aktuale në jetën e përditshme të qytetarëve. Znj. Ziadeh rikonfirmoi përkushtimin e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë, pa dallim.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …