leoni

Besnik Tahiri: Pushteti aktual është përfituesi i heshtur i ngërçit politik

Deputeti i legjislaturës së kaluar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka vlerësuar se pushteti aktual është përfituesi i heshtur i ngërçit politik. Ai ka shkruar më tutje se partitë tjera shqiptare nuk duhet të taktizojnë, por duhet t’i ndërmarrë disa vendime të menjëhershme. “Pas seancës së djeshme të 24 duhet të themi disa çështje drejt, pushteti aktual është përfituesi i heshtur i kësaj situate. Si opozitë paraprake, duhet ta shohim këtë realitet. Qeveria aktuale, me mbi 350 persona, përfshirë kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, kabinetet dhe stafin politik të emëruar nga partia, vazhdon të qëndrojë në zyrë pa një legjitimitet të ri. Ndërkohë, vendi po stagnon dhe po përballet me pasiguri. Kjo nuk është rastësi, është një strategji e qëllimshme për të shtyrë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale të tetorit. Qetësia e tyre nuk është përgjegjësi shtetërore, është një llogari e ftohtë për pushtet dhe fushatë” ka shkruar zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Zyra e Rregullatorit të Energjisë fton bizneset të lidhin kontrata, nesër pason ndërprerja e rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ftuar bizneset të lidhin kontrata, pas vendimit për dalje …