zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri: Bllokada politike pasqyron mungesën e përgjegjësisë dhe raportet e ftohura me ndërkombëtarët

Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve në Kosovë, duke e cilësuar bllokadën e formimit të institucioneve si pasojë të sjelljes së Qeverisë Kurti ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe mungesës së reflektimit politik. Ymeri u shpreh se tërheqja e faktorit ndërkombëtar nga përpjekjet për zgjidhjen e krizës është një sinjal i qartë se bashkëpunimi me qeverinë aktuale ka lënë “shije të keqe”. Ai theksoi dy faktorë kyç që po ndikojnë në ngërçin institucional: urgjenca e dialogut me Serbinë dhe rezervat e ambasadorëve ndaj një qeverie të drejtuar nga Albin Kurti. “Vetëvendosja duhet ta pranojë se nuk është ndryshe nga partitë e tjera – janë politikanë dhe nuk kanë zbritur nga qielli”, tha ai. Ai e quajti kontradiktor që Kurti tani po i kërkon ndihmë ndërkombëtarëve, kur më parë – siç tha – kishte refuzuar rekomandimet e tyre duke i trajtuar si ndërhyrje në sovranitet.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …