BE konfirmon takimin me Besnik Bislimin, synon takim trepalësh me Serbinë

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka konfirmuar se ka pritur në takim kryenegociatorin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi. Takimi është mbajtur të hënën në Bruksel dhe ka shërbyer si përgatitje për një raund të ri të dialogut mes palëve. “Mirëprita sot në Bruksel kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin për një takim në përgatitje të takimit trepalësh të Dialogut. Diskutuam një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Planifikoj të organizoj një takim trepalësh së shpejti,” ka shkruar Sorensen. Në njoftim nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes së diskutimeve, por është bërë e ditur se takimi synon të hapë rrugën për një takim të ardhshëm trepalësh, ku pritet të marrë pjesë edhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …