Artan Qerkini: Trajtimi i të akuzuarve në Hagë nuk është i duhur

Avokati i akredituar pranë gjykatës speciale në Hagë, Artan Qerkini, ka reaguar ndaj trajtimit që po u bëhet të akuzuarve në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një deklaratë për media, ai ka theksuar se trajtimi i tyre nuk është në përputhje me të drejtat themelore të njeriut. “Të pandehurit kanë të drejtë të vendosin lirisht nëse dëshirojnë apo jo të takojnë Avokatin e Popullit. Refuzimi i tyre për të takuar z. Pietro Spera është një akt indinjate i ligjshëm, për shkak se ankesat që kanë dorëzuar nuk janë trajtuar fare,” u shpreh Qerkini. Sipas tij, ankesat që janë drejtuar Avokatit të Popullit nuk kishin të bënin me ndërhyrje në procedurat gjyqësore, por me shkeljen e të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Për fat të keq, nuk ka pasur asnjë reagim apo trajtim serioz të ankesave, çka ka sjellë te një refuzim i plotë nga të akuzuarit për të pasur kontakt me këtë institucion,” tha ai. Qerkini ka paralajmëruar se do të kërkojë rishqyrtim të vendimit dhe ka theksuar se raste të tilla ngrejnë shqetësime serioze për standardet e drejtësisë dhe përfaqësimit ligjor në procesin në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj: Jemi të dëshpëruar me Limajn – Kuvendi të konstituohet, pastaj të shpërbëhet për zgjedhje të reja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka shprehur zhgënjimin e partisë së …