Policia e Kosovës viziton Kryesinë e BIK-ut për Kurban Bajram

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, një delegacion i Policisë së Kosovës ka vizituar sot Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës  në Prishtinë. Gjatë takimit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, e ka informuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, rreth aktiviteteve që BIK-u po zhvillon për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë kësaj feste të shenjtë. Tërnava vlerësoi lart bashkëpunimin institucional mes BIK-ut dhe Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si shembull të ndërsjellë mirëbesimi dhe angazhimi për paqe, siguri dhe mirëqenie në vend. Nga ana e tij, drejtori Hoxha falënderoi BIK-un për kontributin shpirtëror dhe human që ofron në shoqëri, sidomos në raste festash dhe emergjencash.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …