Daut Haradinaj propozon Arianit Kocin për kryetar të Kuvendit: E quan përkrahës të Albin Kurtit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka propozuar avokatin Arianit Koci për postin e kryetarit të Kuvendit, në prag të seancës së radhës për konstituimin e këtij institucioni, që po dështon tashmë për të 29-ën herë me radhë. Në një deklaratë ironike në rrjete sociale, Haradinaj e ka cilësuar Kocin si përkrahës të Albin Kurtit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu referuar qëndrimeve të tij publike në lidhje me krizën institucionale. “Votuesit e LV-së nuk kanë nevojë me mu deklaruar mu. Vazhdo ti protesto! Shumë djalë i mirë je, avokat je, i di ligjet. Unë e propozoj Arianitin si votës i Albinit dhe përkrahës publik”, ka shkruar Haradinaj. Deklarata vjen në një kohë tensionesh të shtuara politike dhe akuzash të ndërsjella ndërmjet partive, teksa dështimi i vazhdueshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit po bllokon funksionimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

Besian Mustafa: Zgjidhja e vetme është një Qeveri Uniteti me agjendë të përbashkët”

Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, …