https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Xhavit Haliti: Me vetëm tre deputetë, Fatmir Limaj nuk mund të jetë kryetar Kuvendi

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar kërkesën e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, për postin e Kryetarit të Kuvendit, duke e quajtur të pajustifikueshme një pretendim të tillë për një subjekt që ka vetëm tre deputetë në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse e konsideron Limajn mik dhe një bashkëpunëtor të hershëm në Partinë Demokratike të Kosovës, Haliti theksoi se një formësim i tillë institucional nuk do të kishte logjikë politike e as përfaqësim të drejtë. “Nuk e besoj që Vetëvendosje është e gatshme t’ia japë postin e Kryetarit të Kuvendit. Mund të ofrojnë dy-tri ministri, por jo drejtimin e legjislativit. Unë vetë nuk do ta pranoja një skenar të tillë, pavarësisht kush do të ishte me tre deputetë,” deklaroi Haliti. Sipas tij, edhe nëse Limaj do të ishte një figurë e pavarur dhe më unifikuese, kërkesa e tij nuk do të kishte bazë të fortë në rrethanat aktuale. Ai theksoi se posti i kryeparlamentarit kërkon një përfaqësim më të gjerë dhe peshë më të madhe politike.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …