Armend Zemaj

Armend Zemaj: As i dyti nuk ka shumicë, Qeveria e unitetit mbetet zgjidhja për krizën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se asnjëra nga partitë politike, përfshirë edhe subjektin e dytë pas zgjedhjeve, nuk po tregon vullnet apo kapacitet për të formuar shumicën e nevojshme parlamentare. Zemaj theksoi se LDK-ja ka paraqitur propozimin për një Qeveri të Unitetit Kombëtar si alternativë reale për tejkalimin e ngërçit të zgjatur institucional. “Ajo që është parë deri tani, është se nuk shihet vullnet që dikush – qoftë edhe si i dyti – ta ketë një shumicë të konsoliduar për të krijuar qeverinë. Kjo na ka shtyrë të ofrojmë një zgjidhje gjithëpërfshirëse përmes një qeverie uniteti,” u shpreh Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet …