Daut Haradinaj: Edhe partitë e mëdha pranuan se s’kanë numrat – zgjidhja mbetet e paqartë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar krizën e thellë politike në vend, duke theksuar se liderët e dy partive më të mëdha tashmë kanë pranuar hapur mungesën e numrave për formimin e një qeverie të re. Në një deklaratë për media pas dështimit të 31-të për konstituimin e Kuvendit, Haradinaj u shpreh se situata mbetet e paqartë dhe se nuk dihet cila do të jetë rruga drejt zgjidhjes. “Iniciativa për zhbllokim të situatës duhet vlerësuar, por liderët e dy partive më të mëdha vetë kanë pranuar se nuk i kanë numrat. Nëse kjo është e vërtetë, nuk e di cila mund të jetë zgjidhja,” tha ai. Haradinaj shtoi gjithashtu se përgjegjësia kryesore bie mbi partinë që ka dalë e para në zgjedhje. “Megjithëse kisha thënë që duhet të reflektojë partia e parë,” përfundoi ai. Kriza politike ka hyrë në muajin e tretë, me mungesë konsensusi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë, ndërkohë që partitë politike po shkëmbejnë propozime për zgjidhje, përfshirë edhe idenë për një qeveri uniteti.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …