leoni

Kongresi i Berlinit

145 vjet nga Kongresi i Berlinit – fillimi i copëtimit historik të trojeve shqiptare

Më 13 qershor 1878 nisi punimet Kongresi i Berlinit, një ndër ngjarjet më tragjike në historinë e kombit shqiptar, e cila përfundoi me Traktatin e Berlinit më 13 korrik të po atij viti. Ky traktat legjitimoi ndarjen dhe copëtimin e trojeve shqiptare, duke i hapur rrugë një procesi të dhimbshëm të shpërbërjes territoriale të Shqipërisë së Katër Vilajeteve. Në këtë kongres, të mbajtur nën drejtimin e fuqive të mëdha evropiane – Gjermanisë, Anglisë, Francës, Italisë, Rusisë dhe Austro-Hungarisë – u vendosën fatet e popujve të Ballkanit pas përfundimit të Luftës Ruso-Turke. Delegacioni shqiptar, i mandatuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nuk u lejua as të paraqesë kërkesat e veta, ndonëse përfaqësues të shteteve fqinje patën të drejtën të flisnin dhe të kërkonin territore që u përkisnin shqiptarëve. Me Traktatin e Berlinit, Shqipërisë iu mohua e drejta për shtetformim dhe tokat shqiptare iu dhanë fqinjëve, si Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë. Nga 110 mijë km², sa përfshinte Shqipëria natyrore në kohën e katër vilajeteve (Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës), vetëm 28 mijë km² mbetën nën administrimin osman, që më vonë do të formonin bërthamën e shtetit shqiptar të vitit 1912. Sot, Shqipëria zyrtare mbetet ende në këtë sipërfaqe, ndërsa Kosova si shtet i pavarur përbën një territor prej rreth 11 mijë km². Pjesë të mëdha të trojeve shqiptare vazhdojnë të mbeten të ndara në Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Greqi, pa të drejtën e vetëvendosjes, duke dëshmuar se pasojat e Kongresit të Berlinit mbeten ende të pashëruara në historinë e kombit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Zyra e Rregullatorit të Energjisë fton bizneset të lidhin kontrata, nesër pason ndërprerja e rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ftuar bizneset të lidhin kontrata, pas vendimit për dalje …