Ramush Haradinaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan dhe institucionet mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara me rastin e 250-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Amerikane. Përmes një mesazhi publik, Haradinaj vlerësoi sakrificën dhe trimërinë e kësaj ushtrie si burim frymëzimi për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në periudhat më kritike të historisë së vendit tonë. “Në këtë ditë historike, shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe pjesëtarët e institucioneve mbrojtëse të SHBA-së, për 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane. Sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Përjetë falënderues për mbështetjen në momentet më vendimtare të historisë sonë,” ka shkruar Haradinaj. Ushtria Amerikane u themelua më 14 qershor 1775, në kohën e Luftës për Pavarësi, me George Washington si komandant të parë – një figurë që më vonë do të bëhej presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta

Mjekët kanë bërë thirrje për kujdes nga ekspozimi ndaj temperaturave të larta. Ata kanë thënë …