Zbulohet shtatorja e Ndue Përlleshit

Në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, është mbajtur Akademi përkujtimore kushtuar luftëtarit, Ndue Përlleshi në të cilën kanë marrë pjesë personalitete të shumta të jetës politike, kulturore, shkencore e fetare. Nën përcjellen e gardës ceremoniale të Forcave të Sigurisë së Kosovës,  pas Akademisë përkujtimore  në Qendrën  e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ceremonia ka vazhduar në sheshin “Ndue Përlleshi”, ku dhe u zbulua shtatorja e luftëtarit (1908-1949).

Klina i ka katër sheshe, ka katër personalitete me tre histori. Historia e Nënë Terezës që njihet si nëna e gjithë botës, histori të përbashkët kanë edhe dy sheshe ai i Mujë Krasniqit e Faruk Elezit që i takojnë luftës së fundit të UÇK-së dhe kjo shtatore këtu që nuk i kemi lënë në harrese në memorien e shqiptareve, është pikërisht periudha e viteve 45-të ku Kosova u la jashtë trojeve shqiptare prandaj sakrifica e Ndue Përlleshit me bashkëluftëtar ishte për t’ia bashkangjitur këto troje vendit amë”. Qytetit të Klinës po i shtohet bukuria pas vendosjes së shtatores së një figure e cila në momentet me të vështira të këtij vendi kur po tradhtoheshin interesat e kauzës shqiptare, këta u vendosen në ballë të mbrojtës së këtyre interesave. Sakrifica e tyre ishte shembull për të gjithë ne me të rinjtë që ta vazhdojmë përpjekjen deri në çlirimin e vendit. Falë mbështetjes së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, falë angazhimit dhe sakrificës së djemve dhe bijve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne sot po e gëzojmë ketë ditë por gjithmonë si institucione të këtij vendi u jemi mirënjohës dhe borxhlinj për të gjithë ata të cilët kanë dhënë me të shtrenjtën e tyre, jetën për ketë dite”, ka thënë kryetari i komunës, Sokol Bashota. Me kumtesa u paraqiten edhe prof. dr. Lush Culaj, prof.dr. Asllan Krasniqi dhe prof.dr. Muhamet Shatri.  Familja Përlleshi ka falënderuar gjithë ata që kontribuuan në ngritjen e shtatores së Ndue Përlleshit, vendimin e të cilit e kishte mbështetur unanimisht edhe Kuvendi i Komunës së Klinës. Familja Përlleshi, një falënderim të veçante ka bërë për kryetarin Bashota në ngritjen e kësaj shtatore. Skulptori që e ka punuar ketë vepër është Ylber Krasniqi, bashkëluftëtar i komandant Mujë Krasniqit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …